Totenhem nxiton për Eriksen, “fut” në sherr Realin e Atletikon

0

Kristian Eriksen është “eklipsuar” nga Pol Pogba në garën mes të dyve për të ardhur te Reali i Madridit. Zinedin Zidan ka vetëm një dëshirë dhe ajo është mesfushori francez, me gjithë këmbënguljen e klubit për të sjellë Eriksen.
Ky i fundit nuk ka në plan të vazhdojë me Totenhem, me kontratën që skadon verën e ardhshme. Rinovimi nuk diskutohet si ide dhe e vetmja gjë që i ka mbetur Totenhemit dhe agjentëve të tij është t’i gjejnë një “strehë” tjetër, larg Londrës.

Siç raportojnë mediet spanjolle, përfaqësues të klubit të Totenhem e kanë propozuar yllin e tyre tek Hil Marin, presidenti i Atletiko Madridit. Kjo ka ndodhur nëpërmjet një takimi kokë më kokë në kryeqytetin spanjoll.

“Spurs” nuk kanë në plan ta lënë të largohet sezonin e ardhshëm me kosto zero dhe dëshirojnë me patjetër t’i gjejnë një blerës. Çmimi i propozuar për të është 60-70 milionë euro. Atletiko pritet të shqyrtojë këtë mundësi, megjithëse Hames Rodriges është objektivi primar për momentin.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.