Totenhami nuk di të fitojë në Wembley

Totenhami është kthyer me këmbë në tokë në Premier Ligë, teksa është ndalur nga Suonsi 0-0 në një ndeshje  jo fort të mirë në “Wembley” pak çaste më parë.

Pas suksesit të shkëlqyer kundër Dortmundit në mesjavë në Chamions Ligë të gjithë kanë menduar se Totenhami do t’i jepte fundit tersit në këtë stadium në Premier Ligë. Por me sa duket skuadra e Poçetinos duhet të presë një rast tjetër për të thyer këtë tabu.

Skuadra që ishte të gjendje të fitonte kundër Dormtundit nuk ia ka dalë kundër klubit nga Uellsi. Madje skuadra e drejtuar nga Pol Klement është dukur ekipi më i mirë në fushë.

Totenhami është  kujtuar të luajë vetëm pas një ore loje, duke rrezikuar seriozisht, por pa mundur të zhbllokojë rezultatin. Në fund një tjetër barazim zhgënjyes për Totenhamin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *