Toshiç: Të mbyllim veshët, ashtu fitohet në Elbasan

Zoran Toshiç është kthyer te Partizani i Beogradit, pas 7 vitesh te CSKA e Moskës, ndërsa më parë kishte luajtur edhe për Mançester Junajtid dhe Këlnin. I kthyer në shtëpi, mesfushori është kthyer menjëherë në një lojtar kyç për Partizanin dhe niveli i skuadrës serbe ka rënë ndjeshëm kur Toshiç ka munguar për dëmtim, pak javë më parë. Tani 32-vjecari do të jetë në fushë dhe kthehet në Elbasan Arena dy vite pas triumfit 2-0 të Serbisë ndaj Shqipërisë, sfidë që na rrezikoi jo pak, sepse ishim duke shkuar për në Euro 2016.

Për gazetën serbe “Blic”, Toshiç ka kujtuar përballjen me kombëtaren dhe tregon rrugën për të fituar edhe ndaj Skënderbeut: “Në Elbasan do të jetë atmosferë e zjarrtë. Është e rëndësishme të përqendrohemi te futbolli dhe të mendojmë vetëm për fushën e lojës. Kjo është një ndeshje ku duhet ta kesh mendjen vetëm te fitorja, ndaj duhet të jemi të qetë”.

Fitorja ndaj Shqipërisë: “Kishte shumë presion, zhurmë, para ndeshjes u godit me gur edhe autobusi unë. Atëherë në të gjithë u izoluam nga gjithçka, mbyllëm veshët, ndaj fituam 2-0. Sipas mendimit tim, kjo ndeshje duhet trajtuar si çdo tjetër, nuk ka asnjë lloj incidenti që mund të na shpërqendrojë. Ne harruam çfarë ndodhte në tribuna para dhe pas ndeshjes dhe u përqendruam vetëm në fushën e lojës. Kjo duhet bërë edhe tani”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *