Torres në spital, por më e keqja kaloi

0
Atletico Madrid's forward Fernando Torres is evacuated in an ambulance due to an injury during the Spanish league football match RC Deportivo de la Coruna vs Club Atletico de Madrid at the Municipal de Riazor stadium in La Coruna on March 2, 2017. The match ended with a 1-1 draw. / AFP PHOTO / MIGUEL RIOPA (Photo credit should read MIGUEL RIOPA/AFP/Getty Images)

Një natë e frikshme, nga ato që nuk shlyhen kurrë nga kujtesa, sidomos për ata që ishin të pranishëm në La Korunja, aty ku Fernando Torres pati momentin më të keq të jetës së vet.

Një përplasje kokë më kokë me futbollistin kundërshtar Bergantinos, 5 minuta para fundit, la të shtrirë në tokë sulmuesin e Atletiko Madridit, i cili mbeti pa ndjenja dhe futi në panik të gjithë.

Lojtarët e Atletikos e kuptuan menjëherë se diçka e rëndë ndodhi dhe kërkusn urgjentisht mjekët, por ndërkohë mesfushori Gabi bëri gjestin që i shpëtoi jetën Torresit, siç tregojnë mjekët pas ndeshjes: “Gavi ishte vendimtar, duke mos lejuar që Torresi të gëlltiste gjuhën. Mori edhe një kafshim në dorë në përpjekje për t’i hapur gojën. Gabi dhe Vërsaljko bënë diçka perfekte në atë situatë”.

Goditja që Torres mori në kokë u dëgjua në gjithë fushën dhe frika ishte e madhe se sulmuesi do të kishte ndonjë krisje kafke apo traumë, por për fat, grafitë kanë përjashtuar rreziqe të tilla.

Ende në spital, Torres ka marrë mesazhe nga gjithë bota e futbollit, me urimin e shërimit të shpejtë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here