Torres: Kënaqësi të shënosh ndaj Realit

0

Sulmuesi i Atletikos së Madridit, fernando Torres është shprehur shumë i lumtur për golat e shënuar ndaj Realit në “Bernabeu” që kanë ndihmuar ekipin e tij për t’u kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Mbretit. “Jam shumë i lumtur për golat e shënuar që para së gjithash i shërbyen ekipet për t’u kualifikuar më tej në Kupën e Mbretit. Ky është një trofe i rëndësishëm për Atletikon dhe ne do të kërkojmë t’i shkojmë deri në fund. Është gjithnjë kënaqësi t’i shënosh Realit të Madridit. Për ne ka qenë një ndeshje ku jemi ndier mjaft komod në fushë. Kemi bërë lojën për të cilën ishim përgatitur gjatë javës dhe në fund ia kemi arritur qëllimit për t’u kualifikuar. Sigurisht do të kisha dashur të fitonim, megjithatë kualifikimi është shumë i rëndësishëm dhe ne jemi të lumtur”- ka thënë Torres.

Vlerësimet e shokëve – “Ndërkaq shokët e ekipit të Fernando Torresit janë shprehur të ngazëllyer me kolegun e tyre më të ri. “El Ninjo” ka qenë pa dyshim triumfuesi i derbit të Madridit. Mbrojtësi i Atletikos Huanfran pas ndeshjes ndaj Realit ka deklaruar: “Torres ka qenë një ndër sulmuesit më të mirë në botë për një kohë të gjatë dhe vazhdon të jetë i tillë. Ka dashur më shumë mbështetje dhe besim pasi është në gjendje të bëjë mrekullira”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.