Torpedo mëson nga vështirësitë e Kukësit, zbarkon në “Selman Stërmasi”

0

Torpedo Kutais është kundërshtari i Kukësit në turin e tretë të Europa League-s. Skuadra gjeorgjiane mori një fitore të 5-2 në ndeshjen në shtëpi dhe e ndjen veten komode në takimin e kthimit. Torpedo siç duket ka marrë mësim nga problematikat që hasi Kukësi dhe ka marrë masa për ndeshjen e kthimit.

Edhe pse nuk është e zakontë, skuadra gjeorgjiane ka arritur që ditën e djeshme në kryeqytet, për të evituar çdo problem të mundshëm, duke nisur që nga vizat, lodhjen, vonesat e fluturimeve apo dhe përshtatjen me klimën.

Nga avioni në fushë, skuadra ka nisur përgatitjet në Tiranë. “Selman Stërmasi” do të jetë “shtëpia” e gjeorgjianëve për përgatitjet par ndeshjes së kthimit. Kukësi pati probleme me vizat për ndeshjen e parë, por Torpedo i ka marrë me kohë masat dhe dëshirën që të jetë në 100% për ndeshjen e kthimit, pasi për ta luhet historia, sepse asnjëherë më parë nuk kanë mundur të shkojnë kaq larg në Europë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.