Torinos nuk i mjaftojnë 3 gola, Veronës së Kumbullës i duhen vetëm 15 minuta për t’i shtangur të gjithë

Verona ka luajtur ndeshjen e javës së 16 në Serie A kundër Torinos. Një ndeshje që ka prodhuar gola me shumicë në të dy krahët. Pjesa e parë ka përfunduar me avantazhin minimal të miqve, të cilët shënuan në minutën e 36 me anë të Ansaldit.

Ndërkohë pjesa e dytë do të niste me të njëjtin mënyrë si u mbyll, ku torinezët do të gjenin edhe dy herë të tjera rrjetën. Por atëherë kur dukej se gjithçka kishte përfunduar sa i përket këtij takimi, Verona zgjohet dhe i shtang të gjithë. Një 3 golësh i tyre brenda 15 minutash do të kthente çdo gjë në baraspeshë, duke i lënë të gjithë me gojë hapur. Titullar në këtë përballje kanë qenë edhe dy mbrojtësit shqiptar, Kumbulla dhe Rrahmani, të cilët sërish kanë zhvilluar një paraqitje të mirë./Sport Ekspres/