Torino lë të lirë Migjen Bashën

0

Migjen Basha nuk do të jetë më pjesë e Torinos. Kjo të paktën sipas asaj që raportojnë mediet italiane, të cilat shkruajnë se klubi “granata” nuk do t’i ofrojë mesfushorit kosovar rinovim të kontratës, duke e lënë të lirë lojtarin në fund të sezonit. Migjen Basha aktualisht është duke u rikuperuar nga një dëmtim i gjatë dhe po mendon që të rikthehet sa më parë në fushat e blerta.

Duket se pikërisht dëmtimet e shpeshta kanë bërë që drejtuesit e klubit të Torinos të vendosin për ndërprerje të marrëdhënies me mesfushorin e Kombëtares sonë. Kujtojmë se po për këtë arsye, Migjen Basha nuk mori “OK” për transferimin te Katania, pasi stafi teknik dhe ai mjekësor i klubit që militon në kategorinë e dytë menduan se afrimi i 25-vjeçarit do të ishte një operacion me rrezik. Basha ka pasur kërkesa së fundmi edhe na Zvicra dhe Gjermani, por deri tani nuk ka asgjë konkrete.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.