Torino e Atalanta ndahen në paqe, shkëlqen Berisha

0

Në Stadiumin Olimpik “Grande Torino”, Torino e Atalanta kanë barazuar 1-1, në një sfidë me ritëm të ulët dhe me pak raste për shënim. Etrit Berisha pati punë në pjesën e parë, duke kryer disa pritje të rëndësishme ndaj Obit dhe më pas ndaj Ljajiç. Në fund të pjesës së parë erdhi goli i parë i ndeshjes, me mbrojtësin vendas N’Kulu që fluturoi dhe fitoi duelin me Kaldarën, duke mposhtur Berishën.

Në pjesën e dytë Atalanta aktivizoi sllovenin Iliçiç dhe loja ndryshoi, me sulmuesin që barazoi në minutën e 54-t. Torino krijoi disa raste të mira më pas, por Berisha ishte gati, duke ndalur Belotin në dy raste. Në fund, barazim dhe pak shkëlqim në fushë. Vlerësim mjaft i lartë për Berishën, ndër më të mirët në fushë, me notë mesatare 6.5, nota më e lartë e lojtarëve nga të dyja palët.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image