“Topi në këmbët“ e Tiranës, menaxheri jep mesazhin: Ngo nuk e mbyll sezonin me bardheblutë, e ka në dorë klubi

0

I ftuar në emisionin “Fan Zone“ ditën e sotme ka qenë edhe menaxheri Mario Cenolli. Ky i fundit ka folur për disa çështje, ku nuk ka munguar edhe emri i Ngosë në bisedën e tij. Lojtarit anglez i skadon kontrata më 31 maj, por janë edhe 10 ndeshje të tjera për tu luajtur në qershor e korrik për Tiranën. Kështu agjenti shqiptar ia kalon topin bardhebluve, të cilëve u jep mesazhin e qartë se duhet të hedhin hapin e tyre për mbajtur në kryeqytet sulmuesin. Në të kundërt Ngo do të largohet me parametra 0 nga Tirana, duke mos e mbyllur sezonin me ta.

“Sulmuesit kontrata i mbaron më 31 maj, pas kësaj ai është një lojtar i lirë. Ne po presim drejtuesit e Tiranës që të gjejmë një zgjidhje, por nëse nuk e gjejmë edhe në vazhdim atëherë gjithçka mbyllet me Tiranën. Nëse nuk bëhet diçka deri më 31 maj, atëherë Ngo’o nuk e mbyll sezonin me Tiranën. Nëse bardheblutë nuk e hedhin atë hapin për të zgjidhur atë ngërçin ekonomik, Majkëlli nuk e mbyll me Tiranën. Unë nuk jam i lumtur për atë që ai ka treguar te Tirana, duke qenë se unë i di aftësitë e tij dhe jam i bindur që mund të bëjë shumë më tepër”, ka thënë Mario Cenolli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.