Topi në fushën e Sinan Idrizit, 24 orë vendimtare te Flamurtari

Flamurtari përballet nesër me Kukësin, ndërkohë që trajneri Ilir Daja duhet të bëjë pa disa nga titullarër. Franc Veliu, Agustin Torasa dhe Elton Kale mungojnë për shkak kartonësh. Stafit teknik i duhet të mendojë për zëvendësuesit e tyre.

Por një tjetër çështje shqetëson futbollistët vlonjatë dhe ka të bëjë me pagat e prapambetura. Administratori Sinan Idrizi u ka premtuar futbollistëve që deri më datë 2 shkurt situata do të ndryshojë dhe në llogaritë e tyre do të derdhen pagat.

Lojtarët janë duke pritur dhe nëse nuk ndodh ajo çka është premtuar, pas ndeshjes me shumë mundësi do të ketë të tjera lëvizje në dalje. Sikurse dihet, Goran Siljanovksi dhe Tomislav Bushiç nuk duruan shumë dhe gjatë javës së shkuar tërhoqën dokumentacionin.

Danilo Alvesh ndërkohë as që e ka marrë mundimin të lërë Brazilin dhe t’i bashkohet skuadrës. Mesazhi i tij ka qenë i qartë: “Paguani, pastaj vij”. Deri më tani asnjë sinjal. Këto 24 orë janë vendimtare për të mësuar nëse nga Flamurtari do të ketë largime të tjera, që do ta dobësonin edhe më tej skuadrën e Ilir Dajës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *