“Topi m’u duk si gjyle në fillim”, Jurgen Goxha flet pas “burgosjes” dhe lirimit nga Qeveria

0

Nga Klaudio Ndreca

Si të ishim në burg! Ky ka qenë përkufizimi i shumë njerëzve për lirimin pas pandemisë nga Koronavirusi, teksa kanë qëndruar të izoluar për ditë me radhë. E sidomos në Shqipëri atje ku kufizimet kanë qenë shumë herë më të forta.

I ftuar në “Ora Sport” është edhe futbollisti i Bylisit, Jurgen Goxhja. Ky i fundit ka treguar shkurtimisht edhe përshtypjen e parë pas rikthimit në fushën e blertë. Topi i është dukur si gjyle, ndërsa e pa veten si të burgosur në gjithë këtë kohë, por fatmirësisht me një lirim që i ka ardhur të gjithëve nga ana e Qeverisë në këto kohë të fundit.

“Sikur linda për herë të dytë. Ishte shumë e vështirë. M’u duk sikur isha në burg. Tani që jemi nisur duket sikur na ka ardhur sërish jeta. Unë jam stërvitur vetë, në ambientet e shtëpisë. Na u dukte topi si gjyle në fillim, m’u duk i rëndë”, tha Goxha. Pas shumë /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.