“Topi i Artë? Jepjani Mesit që tani!”

0

Legjenda e Barcelonës, braziliani Rivaldo, ka folur sa i takon fituesit të “Topit të Artë” të vitit 2019 dhe sipas tij, nuk ka aspak dyshime se kush e meriton. Ish-sulmuesi i thuri elozhe Lionel Mesit dhe vetëm argjentinasi e meriton të marrë çmimin prestigjioz, e fiton ose jo Ligën e Kampionëve.

Në fjalën e tij për “Goal”, Rivaldo u shpreh: “Është e pamundur ta përshkruash Lionel Mesin. Më pëlqen shumë dhe dua ta shoh gjithë jetën duke luajtur futboll. Më vjen shumë keq që nuk ka fituar asgjë me Argjentinën. Për mua, ai e meriton plotësisht Topin e Artë këtë vit.

Një lojtar që i bën të gjitha në fushë, asiston, shënon, në kampionat dhe në Champions League. Ai është perfekt dhe e fiton ose jo Ligën e Kampionëve, Topi i Artë është i tij. Për mua, kjo gjë është e padiskutueshme”, përfundoi ish-futbollisti brazilian.

Rivaldo e ka fituar dhe vetë “Topin e Arte”, kur luante me skuadrën e Barcelones
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.