Toni Kros nxjerr në shitje fanellën dhe këpucët e finales, arsyeja është mjaft e bukur

0

Ylli i Real Madridit Toni Kros ka nxjerrë në shitje fanellën dhe këpucët që përdori në finalen e Ligës së Kampioneve javën e shkuar.

Mesfushori 28-vjeçar synon të grumbullojë rreth 15.000 euro për fondacionin e tij, me oferta që kanë kaluar 10.000 eurot.

Fondacioni Toni Kroos synon të ndihmojë fëmijët e sëmurë dhe futbollisti gjerman shpreson që kontributi i tij të mos ndalet me këtë gjest që duhet duartrokitur.

“A është ndokush i interesuar për fanellën dhe këpucët që përdora në finalen e së shtunës së shkuar?”, shkruan Kros në Twitter, duke shtuar një link për faqen e tij të bamirësisë, ku thuhet: “Toni Kros u bë futbollisti i parë gjerman në histori që fiton 4 herë Ligën e Kampioneve. Për tifozët e tij Kros ka diçka unike nga finalja: Ai po i dhuron për bamirësi fanellën dhe këpucët e tij paksa të grisura gjatë finales, bëni ofertën tuaj”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.