Tomorri: Me Çanin kompletohet grupi

Te Partizani kanë nisur punën që sezonin e ardhshëm të jenë përsëri konkurues për titullin kampion. Një trofe i shumëdëshiruar në radhët e kryeqytetasve që tashmë po tentojnë të krijojnë një skuadër që të plotësojë dëshirën e madhe të klubit dhe tifozave të kuq. Në prezantimin e Kristian Adorjan nuk mund të mungonte dhe fjala e drejtorit Genc Tomorri, i cili ishte përkrah 24-vjeçarit. Tomorri u përqendrua tek merkato e skuadrës, ku veçanërisht u përqendrua tek ish-sulmuesi i Shqipërisë, Edgar Çani, i cili duket se vitin e ardhshëm do të jetë pjesë e “demave”.

“I gjithë stafi, duke nisur që nga Luçiano Moxhi, në bashkëpunim me klubin, them se është punuar mjaftueshëm dhe janë detajet e fundit për t’u përcaktuar marrëveshja me Edgar Çanin. Normalisht e kryer mund të themi vetëm kur të ndodhemi këtu në sallën e konferencave së bashku me lojtarin. Për Çanin janë detajete e fundit që të jetë pjesë e Partizanit. Kontributi i tij, si me kombëtaren ashtu dhe në Ittali do të jetë një shtytje e madhe për skuadrën tonë, që të kërkojmë atë që se kemi marrë deri tani, që e dëhsirojmë shumë, si klubi dhe stafi i ri që ka ardhur”.

“Merkato mbyllet me Çanin? Merkato mbyllet me 31 gusht dhe deri atëherë do të jemi në treg. Unë e hsoh skuadrën të plotë. Vërtetë jemi të zhgënjyer që nuk morëm kampionatin, për vetë arsyet që dihen. Ne nuk duhet të merremi me arsyet pse e humbëm kampionatin, por me forcën që kishim për ta marrë titullin. Me këtë skuadër besoj se do kemi grupin më të plotë, për të qenë konkurues deri në fund për titull”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *