Tomori, stadiumi plot defekte reklamohet si sukses

Sportdashësit beratas janë dëshmitarë të gjallë të një investimi skandaloz që është kryer më shumë se një vit më parë në stadiumin “Tomori”  që edhe pse një impiant me përmasa olimpike dhe me një strukturë bashkohore, është në gjendje të mjeruar. Investimi më i fundit që është kryer aty duket qartë se e ka “katranosur” akoma më keq impiantin në fjalë, me fushën me bar sintetik që ka difekte të mëdha.

Klubi dhe presidenti kryebashkiak i Beratit Petrit Sinaj po e reklamojnë investimin e kryer më shumë se një vit e gjysmë më parë si një nga investimet më të rëndësishme që është kryer në këtë stadium, të cilin kryebashkiaku beratas nxiton për ta cilësuar si një nga 3 stadiumet më të mira të vendit!

Ndërkohë, prej më shumë se një jave edhe skuadrat e të rinjve dhe paratërinjve janë larguar nga fusha e stadiumit ku stërviteshin çdo paradite në temperaturën mbi 40 gradë.

Nga ana tjetër, kryebashkiaku harron të reklamojë veç fushës edhe ambientet e brendshme të stadiumit dhe tribunën qendrore me dhomat e përfaqësuesve të medias, ndërsa përdoren për të reklamuar stadiumin foto të shumë viteve më parë.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *