Tomori shkarkon trajnerin Stojku

0

Gentjan Stojku është shkarkuar dhe nuk do të jetë më trajneri i Tomorit. Në Berat është përhapur  me shpejtësi një lajm i tillë. Kishte disa javë që trajneri nuk kishte marrëdhënie të mira, jo vetëm me tifozët, por edhe me titullarët e skuadrës beratase. Madje disa herë edhe stërvitjet i ka zhvilluar me dyer të mbyllura për të shmangur incidentet me ultrasit, të cilët edhe në ndeshjen e fundit në Kuçovë me Pogradecin e kanë kontestuar trajnerin e tyre, por edhe kanë kërkuar largimin e tij në fund të sfidës ku Tomori humbi 0-2.

Droboniku – Iken Droboniku, i cili ka qenë ndihmës i Stojkut, do të drejtojë skuadrën në takimet e mbetura. Droboniku e ka herën e parë si trajner i parë, pasi ka punuar me moshat e Tomorit më parë. Sot pritet që skuadra të dalë në stërvitje dhe të drejtohet nga Droboniku.

Ecuria – Tomori nën drejtimin e Stojkut ka një rekord negativ, me pesë humbje radhazi, si asnjëherë më parë. Madje, trajneri elbasanas ka plotësuar në total dhjetë disfata dhe ka vetëm dy fitore me skuadrën e Tomorit. Ai e mori skuadrën beratase në vend të dytë dhe duket se ka shpëtuar vetëm falë formulës, sepse mund të rrezikonte edhe rënien. Kujtojmë që Tomori është një nga ekipet e mirëpaguara në të Parën.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image