Tomori “plaçkit” Fierin, përmbysje e çmendur në 4 minuta

Një ndeshje e tillë nuk ishte parë prej kohësh në futbollin shqiptar dhe është e vështirë për t’u shpjeguar. Tomori ka fituar sot në Fier 3-2 ndaj Apolonisë, në një sfidë të pabesueshme.

Apolonia kërkonte fitoren për t’u afruar me vendin e dytë në grupin B të Kategorisë së Parë dhe u duk gjithçka shumë e thjeshtë, kur Krasniqi e Hysenshahaj shënuan dy herë me 11-metërsh në pjesën e parë, mes protestave beratase.

Megjithatë, në fundin e takimit ndodhi çmenduria: Bitri, Onu e Mirani shënuan në minutat 82, 84 e 86! Tomori arriti të triumfonte, në një ndeshje absurde, me beratasit që barazohen në renditje me Apoloninë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *