Tomori në krizë, Gersi Arbri merr përsipër ringritjen

0

Ish-futbollisti beratas mori vendimin të pasonte Santiliano Dulen te Tomori pas largimit të këtij të fundit nga stoli i beratasve

Është zyrtare. Gersi Arbri është nga dje trajneri i ri i Tomorit. Ish-futbollisti beratas mori vendimin të pasonte Santiliano Dulen te Tomori, pas largimit të këtij të fundit nga stoli i beratasve. Trajneri Dule u vendos në krye të ekipit beratas në fillim të këtij sezoni të ri futbollistik dhe drejtoi Tomorin deri në javën e 8-të të Kategorisë së Parë. Për ish-kapitenin Arbëri, kjo do të jetë aventura e parë si trajner. Ish-lojtari që ka shëtitur në Shqipëri, la futbollin pas dënimit gjashtëmujor të disiplinës së FSHF-së, disa kohë më parë. Gersi Arbri u emërua edhe si administrator i klubit të Tomorit, detyrë që e ushtroi për pak muaj, duke dhënë dorëheqjen. Tani ai do të drejtojë skuadrën e qytetit të tij.

Ndërkaq, mbrojtësi i majtë Doraldo Paja pas kthimit nga Fushë-Kruja për “Sport Ekspres” është shprehur: “Na vjen vërtetë shumë keq për humbjen e pësuar, pasi ishim në kërkim të një fitore të mundshme në këtë transfertë. Me përjashtim të momentit kur kemi pësuar gol dhe ndëshkimi ka qenë i pashmangshëm. Përgjithësisht  kemi luajtur shumë mirë dhe i jemi afruar golit në disa raste. Siç ndodh shpesh në kampionatin tonë dhe në fusha të kësaj kategorie, në humbjen e një skuadre të njohur si Tomori një “dorë” japin edhe gjykimet tendencioze, dhe ne kështu na ndodhi në këtë transfertë”, ka mbyllur Paja.

Edi Spahiu

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.