Tomori mposht Luzin, Vllaznia prenoton një rival për miqësore

0

Tomori ka zhvilluar ndeshjen e fundit miqësore para nisjes së kampionatit. Beratasit u përballën me Luzin dhe fituan me rezultatin e ngushtë 1-0. Vendimtar me golin e tij ishte mbrojtësi Paja, i cili është graduar edhe kapiten së fundmi. Tanimë  beratasit do të mendojnë për ndeshjen e parë në kampionat që e kanë kundër Turbinës në transfertë.

MIQËSORE – E PREMTE, MË 25 JANAR
Tomori-Luzi 1-0
Shënues:
Paja 39’

Tomori: Kaloshi, Shaqe, Beci, Dore, Paja, Gjonaj, Koleci, Dyca, Sharavolli, Drabo, Dervishi. Tr. S. Dule

U aktivizuan: Braçe, Mersini, Kumani, Hoxha, Mahmutaj, Lirëza, Hadaj, Xherimeja, Qengji

Luzi 2008: Bushi, Leçini, Hasa, Xhakolli, Toli, Baholli, Zhava, Mziu, Gjoka, Barçi, Tavani. Tr. L. Pashaj

U aktivizuan: Sula, Masha, Thaçi, Hasaj, Sulaj, Çallkoj, Asllani

Kartonë të verdhë:  Dore / Hasa

 

NJOFTIMI I VLLAZNISË – “Skuadra e Vllaznisë do ta shfrytëzojë edhe këtë fundjavë pa ndeshje zyrtare për të zhvilluar një takim miqësor. Kështu, është rënë dakord dhe nesër në orën 11.00 në fushën sportive ‘Reshit Rusi’ do të luhet ndeshja kundër ekipit të Burrelit. Një 90-minutësh që do t’i shërbejë trajnerëve Lika e Plori si testi përfundimtar një javë përpara nisjes së ndeshjeve të gjysmës së dytë të kampionatit. Vllaznia luajti edhe të mërkurën për kupë ndaj Kamzës dhe tashmë edhe me këtë miqësore, do të jetë gati për sfidën e javës së ardhshme ndaj Erzenit me të cilën do të rinisë kampionati”, njofton klubi shkodran.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.