Tomori me presidencë të re, emërohet dhe administratori i klubit

0

Klubi i Tomorit ka ndryshuar presidencë. Ervin Demo ka marrë kreun e bashkisë së Beratit, duke pasuar Petrit Sinanin dhe tashmë, ai ka 100% të klubit të Tomorit. Është caktuar dhe administratori i klubit beratas, i cili do të jetë Ismet Ajazi.

Njoftimi i klubit:

z.Petrit Sinaj nuk është më president i Tomorit. Presidenca e klubit i takon z.Ervin Demo, i cili tanimë ka marr në mënyrë zyrtare edhe drejtimin e Bashkisë së Beratit.

Kujtojmë që Futboll Klub Tomori menaxhohet 100% nga institucioni i Bashkisë së këtij qyteti.

I urojm suksese z.Demo në menaxhimin e një prej klubeve më me tradita që njeh vendi jonë.

ADMINISTRATORI

Futboll Klub Tomori ka vendosur administratorin e ri gjatë ditës së sotme. Pas shqyrtimit të disa kandidaturave, Tomori ka vendosur që në postin e administratorit të emërojë z.Ismet Ajazi.

Një emër i tillë natyrisht që është shumë i njohur nga i gjithë ambienti sportiv beratas dhe shqiptar, sepse kemi të bëjmë me një delegat të FSHF-së që ka lënë gjurmë pozitive në detyrën e kryer. Ditën e hënë fillon puna për krijimin e skuadrës së re

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.