Tomori “manita” Butrintit, Vllaznia nesër “derbi”

0

Vllaznia e drejtuar nga Hasan Lika zhvilloi para pak ditësh miqësoren e parë me Veleccikun dhe barazoi 1-1. Tashmë është programuar një tjetër takim dhe sërish është thuajse një derbi, pasi përballë do të kenë lezhjanët e Shënkollit, që për të tretin sezon radhazi garojnë në Kategorinë e Parë.

Këtë sezon shkodranët do të luajnë të paktën dy ndeshje në kampionat me Shënkollin, ndërkohë që miqësorja e nesërme do të vlejë për stafin teknik të kuqebluve për të vendosur për të ardhmen e lojtarëve që kanë shkuar në Shkodër për t’u provuar.

Zhvendosemi në Sarandë, aty ku Tomori po kryen fazën përgatitore. Për të gjetur kundërshtarë miqësore është një mision jo i lehtë për beratasit, që janë të detyruar të luajnë me Butrintin vendas. Në fundjavë Tomori fitoi 0-1, ndërkohë që sot kanë triumfuar me rezultatin e thellë 0-5.

Kingslei Agbodike, i marrë nga Egnatia, ka shënuar sërish, ndërkohë që te goli ka shkuar edhe braziliani Rodrigo. Sharavolli dhe Çaco me dygolëshin e tij plotësuan “manitën” për beratasit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.