Tomori ende kantier, lista e largimeve është e gjatë

Tomori e ka nisur fazën përgatitore për sezonin e ri dhe ka disa javë që po punon, por me shumë i ngjan një kantieri, pasi afrimet e largimet kanë qenë të shumta, ashtu si lojtarët në provë.

Ecejaket e shumta nuk e lejojnë stafin të punojë qetësisht me një grup të vogël lojtarësh dhe ekipi ndryshon çdo javë, ndaj deklaratat optimiste të drejtuesve se Tomori do synojë Superioren duken të tepruara dhe pa bazë.

Ajo që bie në sy është se në krahasim me sezonin e shkuar jane larguar shumë lojtarë që mban lutem peshën kryesore të sezonit.

Mitraj, Kopaçe, Mersini e Gjonaj nuk janë më pjesë e ekipit, Berjon Myzyri është larguar jashtë vendit për një provë dhe sulmuesi i ri Redi Buba është shkëputur nga klubi, duke u shtuar në listën e gjatë të largimeve.

Edhe Butrinti, Daci, Hyseni, Ajdinaj e Zoga nuk janë më pjesë e Tomorit, që ka pësuar ndryshime të mëdha dhe për momentin nuk duket se ndryshimet janë për mirë.

Të paktën ditët e fundit është kthyer portieri Mikel Kaloshi dhe kanë firmosur nigerianët Ogbodike e Frajdej, që janë ambientuar tashmë në Kategorinë e Parë, por duket shumë pak për të qenë në grupin e skuadrave pretendente.

Edi Spahiu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *