Tomori e ka me ngut, kërkon edhe miqësoren e fundit

Tomori nis nga puna në këtë fillimjavë, duke i kushtuar një rëndësi maksimale përgatitjeve të cilat janë në të njëjtën kohë edhe të javës së fundit të përgatitoreve përpara startit të kampionatit të ri.

Aktualisht në javën e dytë të qëndrimit në qytetin e Sarandës, nga ana e stafit teknik beratas gjithçka është e përqendruar në tre aspekte: Shfrytëzimin maksimal të gjithë kohës që ka mbetur nga merkato, ku pas dy përforcimeve të rëndësishme në mbrojtje, tashmë sytë janë hedhur nga afrimi i një sulmuesi dhe një mesfushori qëndre, ndërsa afrimi i një portieri të dytë konsiderohet si një domosdoshmëri, pasi në repartin e portës beratasit janë krejt zbuluar me një portier titullar si Kaloshi.

Aspekti i dytë është harmonizimi me shpejtësi i lojës në mes tre reparteve, pasi koha e shkurtër në dispozicion përpara startit të kampionatit, si dhe afrimi i shumë futbollistëve të rinj që duhet të njihen me lojën e njëri-tjetrit, bën që periudha të jetë  e shkurtër dhe duhet shfrytëzuar sa më mirë të jetë e mundur.

Aspekti i tretë është padyshim ndeshja e fundit miqësore e fazës përgatitore, e cila ndryshe quhet edhe si prova gjenerale, ndaj pritet që të mësohet nëse miqësorja e fundit do të luhet në Sarandë apo në Berat.

PAJA – Zëvendëskapiteni i Tomorit, Doraldo Paja, është shprehur: “Skuadra është plotësisht e impenjuar gjatë qëndrimit në Sarandë dhe miqësorja ndaj Butrintit na ka ndihmuar shumë që të korrigjojmë gjithçka që na ndihmon përpara ndeshjes me Lushnjën në javën e parë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *