Tomori denoncon dhunën: Bylisi na masakroi, duhet shkrirë si klub!

1

Në Superiore u bë nami sot, por me sa duket edhe në Kategorinë e Parë ka pasur probleme serioze. Një prej klubeve që akuzon rëndë është Tomori, që e ka me Bylisin, sepse sipas beratasve në Ballsh ka qenë një katrahurë e vërtetë, me dhunë, thyerje të kamerës së RTSH-së, policë që sillen si ultras dhe hakmarrje primitive.

DEKLARATA

Futbolli dhe Qytetaria duhet të vijë pikësëpari nga ata që e menaxhojnë klubin, mirëpo kur ata bëhen palë e dhunës, atëherë ky sport ka vdekur. Qyteti i Ballshit duhet të hiqet njëherë e përgjithmonë nga lista skuadrave shqiptare, madje edhe drejtuesit e tyre duhet të mos figurojnë më në asnjë “eveniment” sportiv, paçka se disa janë dënuar dhe nuk e zbatojnë. Kjo ndoshta jo për fajin e tyre, por të FSHF-së që bënë “një sy qorr dhe një vesh shurdh”. Është e patolerueshme të zhvillohet një ndeshje futbolli në qytete të tilla. Menjëherë sapo kemi zbritur në qytetin e Ballshit jemi përballur me një trysni dhe presion të paimagjinueshëm. Gazetari i “RTSH” dhe “Rubrika Sportive” , Artan Diko është dhunuar në mënyrë barbare nga disa të urdhëruar, që më pas i kanë thyer edhe kamerën me qëllim që të fshihej e vërteta. Por… kjo e vërtetë nuk fshihet me “gomë” edhe pse ju i premtuar gazetarit në fjalë një kamerë tjetër. i bëjmë thirrje Policisë së Shtetit që t’i bëjë një hetim të detajuar kësaj ngjarje. Të bëhet menjëherë “Veting”-un në Policinë e qytetit të Ballshit. Punonjës së Policisë së Shtetit të cilët duhet të mbrojnë qytetarët dalin jashtë kornizës së tyre dhe i kërcënojnë këtë të pafajshëm duke iu drejtuar: “Po ju çfarë na bërët në Berat”?! Turp!!!

Doraldo Paja ndodhet momentalisht në Spitalin Rajonal të Beratit dhe po kryen të gjitha ekzaminimet e dëmtimit “horror” që pësoi në kokë, ndërsa ndihmësit e barelës e hodhën në një cep të fushës sikur të ishte dele!!!

Arbitri nxori 3 futbollist me karton të kuq, pasi kjo ishte e vetmja mënyrë që Ballshi të kthente rezultatin dhe të mbronte me pa meritë vendin e dytë në klasifikim. Ndërsa në fund, kryesori i takimit i kërkoj falje drejtuesve beratas për atë që ndodhi, duke u shprehur se ishte i detyruar dhe kërcënuar duke mos pasur rrugë tjetër.

SHKRIJENI BALLSHIN, ASHTU SIÇ SHKRIHEN “HEKURAT” NË ELBASAN!!!!

You might also like
1 Comment
  1. alesio says

    ik ore na hengesh karin ti do ta shkrij ashtu se doni ate qe mbollet korret ju i harroni ato shkelmat e grushtata tuaja ne berat prandaj thone bota eshte e rrumbullaket ashtu sic bet do tju vinte dhe pergjigjia ikni tani dhe ndhomi tiranen

Leave A Reply

Your email address will not be published.