Tomori, afron kthimi në shtëpi

Më në fund Tomori po sheh të afrohet dita e kthimit në fushën e vet, pasi e ka nisur sezonin duke luajtur në Kuçovë, ndërkohë që sezonin e shkuar luajti në një fushë në gjendje skandaloze në stadiumin e Beratit.

Javët e fundit është punuar për vendosjen e tapetit të ri dhe në fakt ka pasur shumë vonesa, ndaj është shtyrë nga java në javë kthimi në Berat, edhe pse ishte premtuar që gjithçka do të ishte gati në prag të sezonit.

Prej këtij sezoni, në Berat do të luhet në fushë me bar artificial, duke parë që mirëmbajtja dhe kostoja e tapetit me bar natyral është e papërballueshme.

Fusha tashmë thuajse ka përfunduar së vendosuri, por ka ende punime brenda stadiumit, pasi infrastruktura është tërësisht e amortizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *