Toliso rrëfen makthin: Kam kaluar 4 muaj si i burgosur

Mungesa e Korentin Tolisos është ndjerë jo pak të Bajerni. Mesfushori francez pësoi një dëmtim të rëndë në gju në muajin shtator që e ka mbajtur prej më shumë se gjashtë muajsh jashtë fushave të blerta.

Futbollisti 24-vjeçar ka dhënë një intervistë për “Kicker”, ku ka shpjeguar se sa shumë i ka munguar stërvitje me shokët e ekipit. Toliso është rikthyer në kampin stërvitor të Bajernit, por për ta parë në fushë i duhet të presë edhe disa javë.

“Nuk dua që të rikthehem sa më shpejt që të jetë e mundur, por sa më gati. Jam i sigurt që do të jepet rasti për të shënuar sërish këtë sezon. Sapo u riktheve në stërvitje mu duk vetja sikur isha një njeri i tjetër. Më në fund po shkelja ne bar e po merrja frymë lirisht. U ndjeva sikur ishte brenda një burgu prej katër muajsh”, tha mesfushori francez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *