Tolerancë zero në Spanjë, Federata lë pa stadium Sociedadin

Skenat e shëmtuara të ndeshjes midis Barcelonës dhe Vajadolidit kanë shkaktuar një tërmet në futbollin spanjoll.  Tapeti në gjendje të mjerueshme i ekipit të sapo ardhur në Primera Divizion vuri në lëvizje federatën spanjolle, që mori masa të menjëhershme.

Por, prej asaj mbrëmje mund ta pësojë dhe një ekip tjetër. Bëhet fjalë për ekipin e Real Sociedadit, këtë sezon ende nuk ka luajtur në stadiumin “Anoeta” për shkak të rinovimit total që pritet të mbarojë në javët në vazhdim.

Por, inspektorët e La Ligas kanë frikë se tapeti i klubit bask nuk është ende në gjendje optimale për një ndeshje futbolli. Në rast se fusha nuk e kalon testimet nga zyrtarët e federatës, atëherë zgjidhja e vetme për Sociedadin do të jetë zhvillimi i ndeshjes në një stadium tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *