Tohir në telashe, nën hetim për korrupsion

0

Presidenti aktual i Interit dhe aksioner minorance, Erik Tohir, është në telashe të mëdha. Sipërmarrësi indonezian është kreu i Komitetit Olimpik Indonezian, që po merret prej muajsh me organizimin e Lojrave Aziatike, që do të zhvillohen vitin e ardhshëm.

Policia po heton mbi tre raste korrupsioni në brendësi të komitetit që Tohir drejton, lajm që nëse konfirmohet, mund të ketë pasoja të rënda mbi vetë Tohirin.

“Ne e respektojmë maksimalisht ligjin. Nëse vërtetohet që unë kam ndonjë përgjegjësi, jam gati të paguaj, siç është e drejtë të ndodhë. Nuk duhen përdorur hetimet për qëllime politike, por nëse kam gabuar, jam gati të shkojë në burg”, ka deklaruar Tohir, i cili është shprehur i gatshëm të bashkëpunojë me drejtësinë indoneziane.

Hetimi i përket dyshimit për korrupsion dhe zhdukjen e 650.000 eurove nga fondet për programin e ‘socializimit’ të Lojrave Aziatike në 6 qytete të ndryshme.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here