TKZ e bëjnë sërish festë, 8 gola në miqësoren me uellsianët

Prej pak muajsh janë rikthyer në stadium, për të qenë sërish ata udhëheqësit e tifozëve të Kombëtares. Në tribuna, “Tifozat Kuq e Zi” mbeten një spektakël për t’u parë, ndërsa së fundmi show është transferuar edhe në fushën e lojës.

Me Shqipërinë që do të luajë ndaj Uellsit, lojtari i 12-të i ekipit kuqezi ka përsëritur veten, për një tjetër ndeshje festive dhe spaktakolare, ashtu si ndodhi pak ditë më parë ndaj skocezëve të “Tartan Army”. TKZ organizoi një tjetër miqësore mikëpritjeje, me tifozët e Uellsit, “Wales Supporters Team”.

Ndeshja përfundoi me tetë gola të realizuar, nga katër për secilën skuadër. Një barazim mes shumë emocioneve dhe një miqësore me grintë në fushën e lojës, përpara “duelit” të dy tifozerive në tribunat e stadiumit “Elbasan Arena”. Me Shqipërinë që po përjeton një prej momenteve ë të vështira në vitet e fundit, garancia është një dhe e vetme: “Tifozat Kuq e Zi” do të jenë aty, në mbështetje të Kombëtares.

https://www.facebook.com/tkz.al/videos/2285205688364264/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *