Tjetër zë në mbrojtje të Ronaldos, agjenti Mendesh e ngre në qiell

Fitimi i çmimit të “Topit të Artë” nga Luka Modriç nuk është përtypur aq lehtë nga personat e afërt të Kristiano Ronaldos. Të parat që reaguan qenë dy motrat e tij, Elma dhe Katia, reaguan nëpërmjet rrjeteve sociale duke e konsideruar si një votim të padrejtë dhe mafioz.

Fill pas tyre erdhi dhe reagimi i Maksimiliano Alegrit, i cili mbajti të njëjtin qëndrimin dhe e këshilloi portugezin ta përdorte këtë si një stimul për të ardhmen. I treti në radhë ishte klubi i Sportingut të Lisbonës, që sigurisht mbajti krahun e futbollistit të dalë nga akademia e tyre, duke postuar në  “Twitter” një video me mbishkrimin: “Ronaldo, më i madhi të gjithëve kohërave”.

Listës së reagimeve “Pro-Ronaldo”, i është shtuar dhe një deklaratë e agjentit të lojtarit, Zhorzh Mendezh, i cili tha se lojtari i tij ka qenë më i miri kudo ku ka shkuar, qoftë në Angli, Spanjë ose së fundmi në Itali e rrjedhimisht është lojtari më i madh i të gjitha kohërave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *