Tjetër talent për mbrojtjen, Juventusi prezanton sot blerjen e radhës!

Juventusi duket se është ekipi më aktiv i momentit për sa i përket merkatos, me bardhezinjtë që pasi kanë siguruar prej kohësh Ramsejn, gati kanë finalizuar edhe afrimet e De Ligt e Rabio.

Gjithsesi, duket se “Zonja” nuk është ndalur me kaq, pasi ditën e sotme do të prezantohet edhe blerja e radhës. Siç raportohet nga mediat italiane, Luka Pelegrini do të zbarkojë në Torino në orët e ardhshme.


Mbrojtësi 20-vjeçar, i cili është në pronësi të Romës është mjaft i talentuar dhe pjesën e dytë të sezonit luajti i huazuar te Kaljari. Paraqitjet e tij të mira ranë në sy dhe tashmë do të firmosë me kampionët e Italisë për 5 vitet e ardhshme, duke përfituar 1.3 milionë euro në sezon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *