Tjetër sukses, Teuta shijon Ligën Ballkanike

Gjergj Vyshka

Teuta në basketboll për meshkuj ka arritur një tjetër fitore të madhe, ndërsa ka realizuar suksesin e dytë radhazi në Ligën Ballkanike, atje ku merr pjesë për herë të parë. Ndoshta më lehtë se çfarë mendohej, por durrsakët në fund e kanë mundur Bashkimin e Prizrenit me një diferencë prej 22 pikësh, 88-64. Teuta e ka nisur mirë ndeshjen, ndërsa me Hysenagollin dhe Kopes funksionon mirë, teksa është shkëputur në 7-4. Por shpejt kosovarët barazojnë me Keps, që shënon me trepikësh dhe 7-7.

Teuta është gjatë gjithë kohës në avantazh deri më 17-15 dhe menjëherë kosovarët përmbysin në 17-20. Por në fund durrsakët ia kanë dalë të jenë në avantazh në fundin e periodës së parë 21-20. Përtej nisjes me kosh nga kosovarët në fillimin e periodës së dytë, që dalin në avantazh 21-22, e gjithë pjesa tjetër është e djemve të detit. 28-16 perioda e dytë për Teutën, që në pushim ka një avantazh prej 13 pikësh diferencë, 49-36.

Teuta nuk kalon në aventurë siç dhe ka ndodhur në ndeshjen ndaj bullgarëve, por e administron mirë këtë rezultat dhe vjen gjithnjë duke e thelluar. Madje tre minuta nga fundi i periodës së tretë ishte dhe me 24 pikë avantazh 70-46. Dy trepikësha radhazi të kosovarëve dhe Bashkimi i Prizrenit afrohet në fund të periodës së tretë 70-52, që do të thotë se Teuta e ka fituar periodën e tretë 21-16. E fundit është 18-12 dhe përfundimisht 88-64.

Për durrsakët janë dalluar Hysenagolli me 22 pikë dhe 13 kapje topi në tabelë dhe Kopes 17 pikë dhe 9 topa në tabelë. Po kështu dhe Hamati me 14 pikë dhe 9 topa në tabelë, ndërsa Teuta ka provuar të luajë dhe me tre qendra. Fitorja e dytë në Ligën Ballkanike dhe Teuta është në rrugë të mbarë.

Teuta – Bashkimi i Prizrenit 88-64

(21-20, 28-16, 21-16, 18-12)

Teuta: Gorea (5), Lasku (9), Hysenagolli (22), Kopes (17), Uillson (10)/Mejer (6), Hamati (14), Shestani (2), Miranoviç (3), Beqo, Hoxha Trajner: S.Niniç

Bashkimi i Prizrenit: Keps (27), Biraj (4), Martin (11), Karanezi (2), Grosha/Gorski (11), Makasqi (5), Palushi (4) Trajner: K.Krajnoviç

Gjyqtarë: V.Sundiç, M.Kaludjeroviç, R.Savoviç (Mali i Zi)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *