Tjetër “shuplakë” për Balotelin, presidenti i Nicës nuk i beson më!

Mario Baloteli u transferua tek ekipi i Nicës në verën e vitit 2016 dhe nisja e mirë bëri që të gjithë të shpresonin se SuperMario u rikthye. Por, jo. Ai mbetet gjithmonë i njëjti karakter dhe e keqja e vetës. Sulmuesi ishte pranë largimit nga ekipi francez gjatë verës, nuk zhvilloi as fazën përgatitore, por Nica nuk ia mbylli derën dhe e riktheu në ekip.

Ky sezon ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme dhe italiani nuk ka shënuar ende asnjë gol. Zhan-Pierr Rivere, presidenti i Nicës ka folur për “DAZN”, ku zbulon dhe një detaj interesant për të ardhmen e bomberit të ekipit. Ai nuk do të rinovojë me Balotelin dhe ky mund të jetë sezoni i fundit i 28-vjeçarit me ekipin e Nicës.

Menduam se Mario do të largohej, prandaj nuk e kreu fazën përgatitore me ekipin. Por, është normale që të gjithë lojtarët që nuk e bëjnë fazën të vuajnë në fazën e parë të sezonit. Tani ndihet mirë, por nuk po arrin sukses dhe një gjë e tillë i shton presionin. Megjithatë, Mario nuk e ka humbur talentin e tij. Rinovimi? Nuk do të ndodhë një gjë e tillë dhe mendoj se do e mbyllim këtu”, përfundon Zhan-Pierr Rivere.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *