Tjetër shqiptar mes më të mirëve në Kroaci, dominim gjigantësh

0

Një javë më parë në Kroaci u përfshi në formacionin më të mirë Ardian Ismajli, i cili shënoi gol në takimin kundër Lokomotivës së Zagrebit. Këtë herë një tjetër mbrojtës është mes më të mirëve të përzgjedhur nga Telesport.hr.

Nuk është një formacion dosido dhe subjektiv, pasi i referohet shifrave të ofruar nga InStat Sport. Gjithsesi të mbetemi tek emri i lojtarit. Amir Rrahmani është ai që ka spikatur me Dinamon e Zagrebit dhe ajo që bie në sy ka të bëjë me faktin se është i pozicionuar si mbrojtës i majtë.

Kroatët e kanë aktivizuar edhe herë të tjera në atë pozicion ish-futbollistin e Partizanit. Formacioni i më të mirëve dominohet nga lojtarët e Dinamos së Zagrebit, pasi janë tetë të përzgjedhur pas fitores 3-0 të regjistruar kundër Slaven Belupo. Madje ishte një ndeshje supergolash.

Sa i takon shifrave, Rrahmani ka pasuar saktë 41 herë në 51 pasime të bërë në total. Mbrojtësi ka tentuar dy herë të asistojë, por ka dështuar. Ai numëron një pasim në saktë në zonën kundërshtarë, nga tre herë që ka provuar të shërbejë për shokët e skuadrës.

Shifrat e Amir Rrahmanit në artikullin e Telesport.hr

Të luante në krah nuk ka qenë e lehtë. Duelet i ka fituar shumicën: 9 nga 17. Rrahmani nuk shquhet për driblime, por një që e ka ndërmarrë e ka realizuar me sukses. Gjithashtu ai ka nisur tre herë aksione për skuadrën e tij, si dhe ka krosuar pesë herë në zonën e Slaven Belupo. Për Rrahmanin është hera e tretë që përfshihet në formacionin më të mirë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.