Tjetër shembull nga Partizani, pjesë e aktivitetit kundër abuzimit ndaj fëmijëve

Partizani vazhdon të japë shembull jashtë fushës së blertë, teska i janë bashkur sërish një tjetër kauze. Pak kohë më parë të rinjtë e klubit nga kryeqyteti zhvilluan një takim miqësor me të rinj të prekur nga diabeti si dhe nëtarë të Shoqatës së Fëmijëve dhe të Rinjve me Diabet, ndërsa ditën e sotme që përkon me ditën ndërkombëtare të parandalimit të abuzimit me fëmijët, disa prej lojtarëve të Partizanit kanë luajtur një minindeshje me fëmijët në ambientet e Qendrës Komunitare “Gonxhe Bojaxhi”.

Këtij aktiviteti i janë bashkuar futbollistë si Çinari, Boldor, Broja dhe Romero, të cilët i kanë ardhur kështu në mbështetje kësaj fushate. Klubi i Partizanit po tregon edhe njëherë tjetër solidaritet mbi këto kauza, duke dhënë një shembull mjaft pozitiv dhe që duhet ndjekur nga të gjithë./Sport Ekspres/