Tjetër rrezik për finalen e Libertadores, kësaj radhe nga “Donald Tramp &Co.”

“CONMEBOL” vendosi të anulonte finalen e kupës Libertadores si pasojë e gjendjes së rënduar të futbollistëve të Boka Zhuniors, të cilët u sulmuan më sende të forta gjatë udhëtimit të autobusit të tyre drejt stadiumit “Monumental”.

Në një njoftim të institucioni qeverisës të futbollit amerikano-jugor u tha se të martën do të kryhet një takim midis drejtuesve të dy skuadrave finaliste, ku do të përcaktohet data e re e zhvillimi të finales. Por, këto shtyrje të njëpasnjëshme kanë sjellë një problem të papritur.

Bëhet fjalë për samitin e G20, që do të zhvillohet në Buenos Aires në ditët e para të muajit dhjetor. Liderë botërorë si Donald Tramp, Emanuel Makron, Xi Jingping etj. do të zhvillojnë takime midis tyre në kryeqytetin argjentinas. Sigurisht, që këto vizita do të shoqërohen me kushte sigurie ekstreme dhe zhvillimi i finales do të bëhet i pamundur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *