Tjetër polemikë te Gjermania, Kros kritikon hapur Sanen

Toni Kros ka lëshuar disa deklarata shumë të të forta në përfundim të konferencës së shtypit para ndeshjes ndaj kombëtares franceze, takim ky në kuadër të kompeticionit më të ri të UEFA-s, “Natios League”.

Mesfushori gjerman i ka “tërhequr veshin” kolegut të tij në kombëtaren gjermane, Liroi Sanes, për shkak se ky i fundit sipas tij, nuk ka sjelljen që duhet të ketë një futbollist i niveleve të larta.

“Kur shikoj Liroin (Sanen), ndonjëherë më duket sikur atij nuk i intereson shumë nëse humbim ose fitojmë ndeshjen. Ai është një lojtar me aftësi të pabesueshme, por në disa momente duhet që dikush t’i thotë se duhet të rrisë nivelin. Është për të ardhur keq, pasi ai ka cilësinë për të luajtur në kombëtare, por kurrë ka qenë momenti për t’i treguar, kjo gjë nuk ka ndodhur, prandaj dhe trajneri vendosi të mos ta grumbullonte në Botëror”, përfundoi Kros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *