Tjetër miliarder në Serie A, Fiorentina me president italo-amerikan

Fiorentina do të ndërrojë së shpejti pronësi. Vëllezërit Dela Vale kanë gjetur akordin me Roko Komison, miliarderin italo-amerikan. Marrëveshja është arritur javën e kaluar në Nju Jork për shifrën e 150 milionë dollarëve dhe zyrtarizimi do të bëhet javën e ardhshme.

Palët kishin vendosur të mos e bënin publik lajmin për të mos shpërqendruar ekipin, që të dielën luan sfidën e mbijetesës kundër Xhenoas, por New York Times dhe Corriere dello Sport bënë gjithçka publike. Komiso është me origjinë nga Kalabria, ka emigruar në SHBA në moshën 12 vjeçare dhe sot zotëron një pasuri prej 4.9 miliardë dollarësh.

Revista Forbes e rendit në vendin e 200 në listën e njerëzve më të pasur në SHBA. Ai merret me inxhinieri industriale, telekomunikacion (ka krijuar kompaninë Mediacom) dhe investimet në banka.

69-vjeçari u interesua për të blerë Milanin vitin që shkoi, por nuk ia doli përballë fondit Elliot. Tani është gati të nisë projektin e tij ambicioz me klubin nga Firence, ndërsa tifozët, totalisht të lodhur nga presidenca aktuale, besojnë fort se ditë të mirë do të vijnë për Fiorentinën e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *