Tjetër largim, Gjilani ndërpret kontratën me mesfushorin shqiptar

0

Pasi ndërprenë kontratën me Brunild Pepen gjatë muajit dhjetor, klubi i Gjilanit ka zyrtarizuar një tjetër largim. Në një njoftim në faqen zyrtare të klubit në rrjetet sociale, klubi i Superligës së Kosovës ka lajmëruar largimin e Ledjon Muçës nga ekipi, të cilin e falenderon për kontributin e dhënë.

Mesfushori fierak ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit dhe palët janë ndarë midis tyre. 26-vjeçari nisi në verë aventurën me Gjilanit, por nuk arriti të mbyllë sezonin. Muçaj ka dalë tashmë lojtar i ri dhe është në pritje të ofertave për të vazhduar karrierën me një tjetër klub.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.