Tjetër “jo” për Milanin, këtë herë nga rivalët e Juventusit

0

Milani prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi, teksa në kontigjentin e tyre kanë vetëm dy, Patrik Kutronen dhe Gonzalo Higuain. Në ndeshjet e fundit, Gatuzo ka luajtur shpeshherë me skemën 4-4-2, që do të thotë që në stol nuk ka alternativa për sulmin dhe një përforcim në atë repart është i domosdoshëm.

Gjithsesi, drejtuesit kuqezinj duket se e kanë të vështirë gjetjen e një “pyke”, teksa pas refuzimit të Zlatan Ibrahimoviç, apo Luis Muriel, marrin një tjetër “jo”. Këtë herë nga Juventusi, ku drejtuesit bardhezi kanë refuzuar për të hyrë në negociata për talentin, Moise Kin.

Milani thuhet të ketë bërë një ofertë për talentin, për një huazim gjashtë mujor me të drejtë blerje, por Paratiçi, drejtori teknik i Juventusit, ka refuzuar, siç raporton “calciomercato.com”. Tashmë, dyshja Leonardo-Maldini, duhet të hedhin sytë diku tjetër.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.