Tjetër “huq” pas Ibrës, objektivi i Milanit rinovon me ekipin e tij

Milani prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi, pasi skema që po përdor Gatuzo me dy sulmues, i detyron drejtuesit e klubit kuqezi të marrin një përforcim tjetër. Patrik Kutrone dhe Gonzalo Higuain janë dy sulmuesit e vetëm të “djallit” dhe skema 4-4-2, e lë trajnerin e kuqezinjve pa alternativa të tjera.

Fillimisht, Leonardo e Maldini menduan për afrimin e Zlatan Ibrahimoviç, por suedezi zgjodhi të qëndronte në Amerikë për të vazhduar karrierën e tij. Objektivi i radhës, thuhej të ishte Fabio Kualiarela. Sulmuesi, i cili aktivizohet me Sampdorian, ka bërë një gjysmë sezoni mjaft të mirë me fanellën e dorianëve dhe eksperienca e tij, mund t’i vinte shumë në ndihmë Milanit për objektivat e tyre.

Gjithsesi, drejtuesit nga Milano, duket se kanë dalë përsëri huq, si në rastin Ibra. Klubi i Sampdorias, ka njoftuar rinovimin me Kualiarelën, duke e zgjatur kontratën deri në vitin 2020. Kështu, bie përfundimisht dhe pista e sulmuesit italian. Mbetet për t’u parë tashmë, se cili mund të jetë objektivi i radhës për dyshen Leonardo-Maldini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *