Tjetër “hero” lë Kroacinë, gjithçka është zyrtare

Radha për një tjetër lojtarë që të lërë Kroacinë. Vedran Korluka u pasua nga Mario Manxhukiç, kurse sot ishte portieri Danijel Subashiç. Futbollisti 33-vjeçar ka vendosur ta mbyllë këtu me kombëtaren dhe ka qenë Federata Kroate e Futbollit ajo që e ka njoftuar diçka të tillë.

Subashiç ishte një nga heronjtë, teksa ishte vendimtar me penalltitë e pritura në takimet me Danimarkën dhe Rusinë. Portieri largohet me kokën lart, pasi arrit të shpallej nënkampion bote në “Rusi 2018” me Kroacinë”.

Karrierën Subashiç e ka nisur te Zadar në Kroaci, për të kaluar më pas te Hajduku i Splitit. Prej vitit 2012 ai është pjesë e Monakos në Francë dhe me Kroacinë numëron 44 ndeshje. Gjithashtu ai është aktivizuar me Shpresat e vendit të tij. Tanimë ai ka hapur krahun në kombëtare dhe do fokusohet te klubi i tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *