Tjetër goditje për Murinjon, mbrojtësi e mbyll për këtë vit

Mbrojtja është kthyer në repartin më problematik për Mançester Junajtid. Trajneri i “djajve të kuq”, Zhoze Murinjo ka kryer me dhjetëra ndryshime duke provuar lojtarë nga më të ndryshmit. Së fundmi dyshja e qendrës së mbrojtjes prej disa muajsh ishte ajo midis anglezit Smolling suedezit dhe Lindelof. Por, nuk ka qenë e shkruar që ky bashkëpunim midis të dyve të vazhdonte dhe më gjatë.

Në daljen për shtyp në prag të takimit ndaj Jang Bojs, Murinjo ka konfirmuar se suedezi Viktor Lindelof ka pësuar një tërheqje muskulore në takimin e së shtunës ndaj Kristal Palas.

“Nesër do të bëjë skanimin e plagës. Do thosha që do jemi me fat nëse ai do na rikthehet në periudhën e krishtlindjeve”, tha Portugezi, i cili tani do të duhet t’i besojë që nga minuta e parë Erik Bailit, lojtar me të cilin u përfshi në një konflikt disa muaj më parë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *