Tjetër ditë zie për Argjentinën, ekipi U20 mundet nga… India

0

Argjentinasit janë një ndër popujt më të marrosur pas futbollit. Talentet që dalin vit pas viti nga shteti amerikano-jugor s’kanë të numëruar. Por, gjatë viteve të fundit, kombëtarja “Albiceleste” ka sjellë më shumë momente trishtimi sesa gëzimi në shtëpitë e bashkëkombësve të tyre.

Vetëm një muaj më parë Mesi &Co. që u eliminuan nga Botërori “Rusi 2018”, ndërsa vjen një tjetër zhgënjim, por në radhët e kombëtares së moshave U20. Brezi i ri i talenteve argjentinas u mund me rezultatin 2-1 nga përfaqësuesja e Indisë. Një arritje kjo historike për vendin me 1 miliard banorë, ku futbolli është një sport me shumë pak vëmendje krahasuar me pasionin më të madh indianëve, kriketin.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.