Tjetër dëmtim për Muarem, një muaj jashtë

Jo vetëm sot ndaj Luftëtarit, por edhe në disa ndeshje të tjera në vazhdim, mesfushori maqedonas Muarem Muarem nuk do të jetë në fushë për vlonjatët. E ka konfirmuar vetë trajneri Duro gjatë konferencës së djeshme për shtyp, kur u shpreh se lojtari në fjalë do të mungojë rreth një muaj.

Muarem është vërtet pa fat, pasi ka pësuar një tjetër dëmtim, kur pritej që sot ai të ishte në fushë dhe t’i shërbente skuadrës. Ai u ble në merkaton e dimrit, pasi konsiderohet si lojtari që do të ndihmojë sulmin me pasin e fundit dhe fantazinë e tij, por deri tani vetëm në Korçë ka luajtur, pa mundur të lërë gjurmë. Gjendja fizike e tij nuk është ajo që duhet dhe stafit dhe tifozëve vlonjatë u duhet të presin për ta parë Muaremin në fushë.

Me probleme fizike rezulton edhe blerja tjetër e janarit te vlonjatët, sulmuesi Tunkara. Nga 4 afrimet e dimrit, Zuka duket afrimi më efikas te Flamurtari, pasi mesfushori ka luajtur shumë minuta dhe kapasur rendiment të lartë, ndërkohë që dëmtimet kanë ndalur Mauremin dhe Tunkaranë. Ende në pritje të golit të parë sulmuesi Nedeljkoviç, i cili goditi shtyllën ndaj Lushnjës dhe duket se po e vuan mungesën e golit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *