“Titulli i takon Tiranës”/ Karantina ndryshon Telushin: Qetha kokën se s’kisha ç’të bëja

Të qendruarit në shtëpi është një sfidë më vete për të shtyrë kohën. E aq më tepër për futbollistët që kanë pasur një jetë aktiv gjatë gjithë kohës. E kështu Bruno Telushi ka preferuar të ndryshojë “look” përsa kohë ka qenë i izoluar në shtëpi. Në një intervistë për Supersport mesfushori i Partizanit tregon sesi po kalon përditshmëria e tij tashmë që është zhvendosur edhe në Vlorë. I pyetur nëse duhet t’i jepet titulli Tiranës nëse mbyllet kampionati, Telushi pohon përgjigjen modestisht. Megjithëse në dëshirën e mesfushorit mbetet luajtja e kampionatit deri në ndeshjen e fundit.

“Jam te prindërit e mi në Vlorë. Këtu janë kushtet më të përshtatshme, dalë edhe jashtë e stërvitem se është shtëpi private dhe ndihem rehat. Deri tani nuk ka pasur të infektuar këtu. Shpresoj të mos ketë, jo vetëm në Vlorë, por në gjithë Shqipërinë. Nuk kam dalë fare nga shtëpia, për të qenë sa më i kujdesshëm, pasi frika është te familja. Zakonisht luaj më fëmijët në oborr, madje s’kisha ça të bëja një ditë dhe qetha vet edhe kokën zero.(qesh).

Në fillim na dhanë një program për të ndjekur. Më vonë trajneri i atletikës bëri një program ku lidhemi të gjithë dhe bëjmë stërvitje, ne që kemi mundësi. Bëjmë muskuj barku dhe çfarë mund të bëjmë me trajnerin në kushte shtëpie. Titulli i takon Tiranës?! Nuk e di çfarë është folur, por nëse do jetë një zgjidhje të mbyllet këtu. Po përderisa janë të parët, Tiranës i takon titulli. E mira është të luhet deri në fund, kjo është më me logjike. Ajo është diçka e drejtë, nga situata që jemi. Nëse do vazhdonte gara, do ishte më e mira, pasi ka edhe ekipe që besojnë deri në fund te titulli”-ka thënë mesfushori./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *