Titulli i kuq, tanimë edhe me një fanellë të dedikuar

0

Partizani festoi në derbi edhe për fitimin e titullit kampion, por ende nuk është ngritur Kupa. Të kuqtë trofeun do e ngrenë të dielën pas ndeshjes me Kukësin, ndërkohë që festa do të zgjatë shumë dhe do të zhvendoset në sheshin “Nënë Tereza”, pranë korpusit Universitar.

Ultras Guerrils nuk janë ndalur veç të koreografitë në derbi, pasi kanë përgatitur edhe një fanellë të veçantë për titullin dhe njoftojnë se ato që sot kanë dalë në shitje. Një kujtim i bukur pas një pritjeje 26-vjeçarë për titullin kampion.

“I gjeni te Baza 46, është fanella e titullit dhe kujtimi më i bukur i këtij sezoni dhe në veçanti i ditës së diel 12 maj 2019…Partizani kampion!”, shkruajnë Guerrils në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.