Titulli dhe rivaliteti me Donarumën, Reina: Kampionati mbyllet në… prill!

Pepe Reina është pjesë e Milanit, pavarësisht se titullar luan Donaruma. Portieri spanjoll ka folur për Sky Sport”, duke vlerësuar Juventusin. Ekipi i Alegrit është tepër i fortë dhe mund të fitojnë titullin shumë më shpejt se sa mendohet.

Në fund një koment për duelin për portierin titullar, por 36-vjeçari e pranon këtë situatë dhe nuk e ka problem të ndihmojë rivalin 19-vjeçar.

Për fat të keq, në Serie A ka vetëm një skuadër kandidate për të fituar titullin, Juventusi. Nëse bardhezinjtë ruajnë këtë formë, ata do të shpallen kampionë përpara muajit prill. Donaruma? Është hera e parë që më ndodh të rivalizoj, pasi gjithmonë kam luajtur titullar gjatë karrierës time. Më duhet ta pranoj rolin e portierit të dytë. Jam profesionist dhe jap më të mirën time, madje po e ndihmoj Donarumën që të rritet”, përfundon gardiani i Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *