Titull, Europë mbijetesë: ndeshje “zjarri” në Superiore

0

Partizani ngeci dje me Laçin dhe numëron 11 pikë më shumë se Kukësi. Verilindorët përballen me Teutën dhe sot do të kenë një marsh më tepër për t’iu afruar demave në renditje. Ëndrra titull ende nuk është shuar dhe nëse Partizani vazhdon me këtë ritëm, realisht rrezikon shumë. Por skuadra e Ernest Gjokës nuk do ta ketë të lehtë, Teuta do Europën dhe për këtë synon të mos dalë pa pikë nga Kamza.

Po për Europën luhet edhe sfida e mbrëmjes, ajo mes Skënderbeut dhe Flamurtarit. Vlonjatët gëzojnë një formë të mirë, kurse korçarët vijnë pas dy humbjesh në Kupë e kampionat dhe duan kthesën e rezultateve. Fitorja do kishte shumë rëndësi, pasi do i afronte edhe më shumë me vendin e tretë që mbahet nga vetë vlonjatët.

Në Gjirokastër luhet një finale mbijetese. Luftëtari do mundohet të marrë pikët e plota dhe ta lërë këtë garë një çështje mes Tiranës dhe Kastriotit. Bardheblutë nuk kanë në këtë transfertë 4 titullarë: Ngo është i pezulluar, kurse Karabeci, Imami dhe Kërçiku janë të dëmtuar.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 31
E diel, më 28 prill 2019

Ora 16:00 | Luftëtari-Tirana
Ora 16:00 | Kukësi-Teuta
Ora 16:00 | Skënderbeu-Flamurtari

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.